Kongresmenia amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka folur së fundmi për tronditjen kur mbeti viktimë një videoje të rreme pornografie të krijuar nga inteligjenca artificiale, duke thënë se “kjo nuk është më imagjinare”.
Demokratja e zgjedhur në Queens Democrat tha se ishte duke kërkuar në rrjetin X kur pa imazhin e saj të krijuar nga inteligjenca artificiale, teksa kryente një akt seksual.
“Është shokuese të shikosh veten në mënyrë që dikush mund të besojë se është reale”, tha Ocasio-Cortez për revistën Rolling Stone. “Unë kam kaluar më parë sulm seksual dhe kjo i shtohet mungesës së rregullacioneve, risjell traumat”.
Ocasio-Cortez shtonte se imazhi rremë i vetes së saj duke bërë seks oral, kishte mbetur me të gjithë ditën.
“Disa imazhe mbeten gjatë te një person”, i tha ajo revistës, duke cituar shembuj shkencorë se dëmi psikologjik është real edhe kur dihet se imazhet janë të rreme.
“Kjo ka efekte të vërteta te njerëzit që viktimizohen, ashtu si dhe te ata që e konsumojnë”, shtoi kongresmenia duke shtuar se turpërimi me mediat sociale është i ngjashëm me përdhunimin.
“Më të vegjëlit mund të vrasin veten për këtë, njerëz të tjerë vrasin veten për këtë”.
Ocasio-Cortez identifikoi përdorimin e inteligjencës për të krijuar pornografi, si një simptomë e një problemi shumë të madh të shoqërisë sot.
“Ky është nënshtrim për të gjithë popullin, nënshtrim për të gjitha gratë për të zhdukur të drejtat e tyre. Por mos kujtoni se po shkoj tjetërkund, unë jam perseri këtu, legena,” përfundoi ajo, duke iu drejtuar krijuesve të imazheve./Newstral.com/
Top Channel