Aksidenton rëndë familjen me 6 persona në aksin Përrenjas- Qafë Thanë! Vajza 23 vjeçare përfundon në koma, prokuroria liron autorin

09/04/2024 12:49
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjecare në gjendje kome, në rrezik për jetën.

Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.

Për pasojë 23 vjecarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.

Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.

44 vjeçari që shkaktoi aksidentin Jetmir Daci, banues në Peshkopi po ndiqet në gjendje të lirë pas vendimit të prokurorit, thotë policia e Elbasanit ndërsa sipas dëshmitarëve mjeti ka humbur kontrollin pas një parakalimi të gabuar dhe ka fluturuar më pas jashtë rruge.

Burimet i thanë Top Channel se drejtuesi që shkaktoi aksidentin e rëndë nga testet e kryera nga policia rezulton i dehur. Artan Pishkashi emigrant ishte kthyer nga në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23 vjecares mbetet e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA