LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës”, dita e 11-të e protestës, një nga organizatorët thirrje turmës: Ju lutem mos të bjerë ky tubim
Tre shqiptarë kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.
Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku ranë në pranga 13 shtetas, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e origjinës drejt Italisë.
Gjatë operacionit në vendin tonë, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.
Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.
Top Channel