Kanë qenë ndeshje dramatike çerekfinalet e para, duke prodhuar gola dhe emocione pa fund.
Mançester Siti barazoi me realin e Madridit që po fitonte deri në minutën e 66-të falë autogolit të Diazit dhe golit të Rodrigos. Ishin anglezët ata që zhbllokuan ndeshjen shumë shpejt me Bernardo Silvën që realizoi në minutën e dytë, por Siti më pas pësoi dy gola.
Kur dukej se skuadra e Ançelotit do ta fitonte betejën e parë në “Bernabeu”, Siti shënoi me Foden në minutën e 66-të dhe Gvardiol në minutën e 71-të. Gjithsesi rekordmenët e këtij kompeticioni nuk u dorëzuan dhe barazuan me Valverden në minutën e 79-të. Ndeshje fantastike ishte edhe ajo mes Arsenalit dhe Bajernit të Mynihut që përfundoi gjithashtu në barazim.
Golit të Saka në minutën e 12-të iu përgjigjën Gnabri dhe herri Kejn. Megjithatë, topçinjtë barazuan në minutën e 76-të me Trosard. Ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve do të luhen më 17 prill.
Top Channel