Aksidenti i frikshëm në Prrenjas, pamjet nga makina e shtypur dhe bërë copë e çikë! 44-vjeçari aksidentoi 6 persona

09/04/2024 15:03

Kjo është pamja e makinës së aksidentuar në aksin, Prrenjas-Qafë Thanë ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 23 vjeçare në gjendje kome, në rrezik për jetën.

Aksidenti u shkaktua nga 44-vjeçari Jetmir Daci, banues në Peshkopi, dyshohet në gjendje të dehur, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.

Familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë tjetër ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre.

Për pasojë 23 vjecarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjeçare, të treja motra. Babai i tyre është plagosur dhe dëmtime ka marrë edhe gjyshja.

E gjithë familja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e 23 vjeçares mbetet e rëndë.

Top Channel