VIDEO/ Me kapuç në kokë dhe shishen e benzinës në dorë, momenti kur autori i vë flakën makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë

08/04/2024 13:30

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë në lagjen “1 Maji”.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të cilat kanë kapur momentin kur një person hedh benzinë në makinën tip “Volkswagen” të parkuar në garazh.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar, ndërsa ende nuk dihet motivi i zjarrvënies.

“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel