“Tjetër nivel i promovimit të Shqipërisë”, Rama: Delegacionet e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit do ta kthejnë Tiranën në një pol dinamik të eventeve

08/04/2024 08:51

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa prej pikave turistike të vendit tonë.

Me këto pamje ai i uron mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që, sipas kreut të qeverisë do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES

dhe me entuziasmin e ndjesinë e Shqipërisë Turisitike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel