![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
Endrick, futbollisti i talentuar brazilian do të transferohet te Real Madrid në muajin korrik sapo të festojë datëlindjen e 18-të.
Në një intervistë të fundit, sulmuesi theksoi se e pret me padurim aventurën me “Los Blancos”, por shtoi se në mendjen e tij mbetet gjithnjë Palmeiras, klubi që e promovoi.
“I jam shumë falenderues Palmeiras për mundësinë e dhënë, po ashtu edhe Zotit. Palmeiras besoi tek unë kur isha një hiç, është skuadra ime e preferuar. Titulli që fituam shkon për të gjithë punëtorët dhe tifozët e Palmeiras. E di se do të largohem, por mendja ime mbetet te Palmeiras”, u shpreh Endrick.
Së fundi, Endrick provoi edhe shijen e të grumbulluarit me kombëtaren “Selecao” ndërsa shënoi dy gola në miqësore./ Supersport
Top Channel