Milik, ndeshja e fundit zyrtare në vitin 2024 ndaj Monzës/ Mbrëmja e festës në “Allianz Stadium” 20/12 14:18
Jurgen Klopp po shijon ndeshjet e fundit si trajneri i Liverpoolit. 56-vjeçari shpreson ta mbyllë me fitimin e titullit, që do të ishte i 20-ti në histori, aventurën e jashtëzakonshme në “Anfield”, aty ku do të mbahet mend gjatë.
Shumë emra janë në listën e drejtuesve të The Reds, të cilët kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur pasardhësin e gjermanit të veçantë.
Së fundmi raportohet se Liverpooli i ka paraqitur një ofertë konkrete Ruben Amorim, i cili po prodhon një futboll fantastik me Sportingun e Lisbonës. Skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020.
Top Channel