Tuchel është konfirmuar si trajner i Bayern Munich për ndeshjen e së martës kundër Arsenal-it në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
Në një situatë të tillë, të dyja skuadrat janë duke bërë përgatitjet e fundit përpara ndeshjes të së martës në mbrëmje.
Duke folur në prag të këtij takimi, kapiteni i Arsenal-it, Martin Odegaard u pyet në veçanti për sulmuesin kryesor të bavarezëve Harry Kane, për të cilin u shpreh se kanë respekt, por jo frikë.
“Unë mendoj se ne duhet ta respektojmë atë, por nuk mendoj se duhet të kemi frikë nga askush dhe se ne duhet të fokusohemi te vetja dhe cilësitë që kemi në ekipin tonë, kjo është e gjitha. Kane është lojtar i mirë, padyshim! Kam luajtur kundër tij disa herë dhe ne i dimë cilësitë që ai. Të martën do të përballemi me një ekip të mire”-deklaroi Odegaard.
Top Channel