Një valë arrestimesh nga SPAK për drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë, Erion Veliaj flet sonte në Top Story

08/04/2024 21:16

Një valë arrestimesh nga SPAK për drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, nxori opozitën në protesta duke kërkuar largimin e Erion Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës në disa dalje publike, zgjodhi të mos i komentojë ish-vartësit e tij për dosjet e hapura me drejtësinë por u tregua mirënjohës për punën e gjithsecilit prej tyre për punën e bërë për transformimin e kryeqytetit.

Çfarë ka ndodhur me tenderat publikë? Kush ka përfituar? Cila ishte simbolika pas reagimit të Ramës për Erion Veliajn?

Përse kryebashkiaku paralajmëroi një reformim të drejtuesve në Bashkinë më të madhe në vend?

Erion Veliaj i përgjigjet të gjithave sot në Top Story përballë Grida Dumës dhe analistëve.

 

Top Channel