Në prag të ndeshjes mes PSG-së dhe Barcelonës që do të luhet në 10 Prill në kuadër të Champions League, sulmuesi francez Kylian Mbappe ka nisur t’u bëjë “presion” katalanasve.
Francezi është shprehur se tani është momenti vendimtar i sezonit dhe se lojtarët e mëdhenj kanë detyrën të bëjnë diferencën në fushë.
“Është momenti i lojtarëve të mëdhenj, jam gati dhe shumë i përgatitur. Si gjithnjë do të jem aty dhe nuk do të fshihem. Çdo vit kjo fazë e sezonit shërben për të zgjuar skuadrën. Në fund të prillit do të kuptojmë nëse është një sezon negativ apo pozitiv. Jam i sigurt se skuadra do të japë gjithçka, pastaj rezultati është në dorën e Zotit”, u shpreh Mbappe.
Ndeshja e parë do të luhet në “Parc de Prince” në Francë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Barcelonë në 16 Prill.
Top Channel