Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të futet në seancën e radhës! Nikolla: Pyeteni veten pse nuk u mblodh Këshilli më herët

08/04/2024 14:22

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazment Bardhi kërkoi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme. Ndërsa, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, i kujtoi periudhën kur Kuvendi nuk zhvillonte seanca normale, për shkak të tensioneve që opozita krijonte çdo seancë.

Bardhi: Këshilli i rregullores së mandateve nuk ka çfarë të shqyrtojë më. Ju po e mbroni Xhaçkën. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Nikolla: Ju bëj me dije që janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 parasheh. Ky Këshill nuk mund të mblidhej pa u botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket periudhës tjetër, nga korriku dhe deri tani, pyetje drejtojani vetes se ishim në anormalitet.

Bardhi: Në shtator aty ishim

Bushka: Unë dua të sqaroj që praktika parlamentare dhe gjithë procesi parlamentar që merr në shqyrtim mocione që lidhen me mandatin e deputetit, janë tërësisht çështje që lidhen me procedura kushtetuese parlamentare. Nuk mund të bëhen debate politike. Do doja të zbatim këtë parashikim të Kushtetutës. Sa i takon vonesës, sipas rregullores së Kuvendit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, merren në shqyrtim nga Këshilli për Legjislacion, i cili ka ezauruar një proces të tërë kushtetues për të sqaruar çështje në lidhje me mënyrën e zbatimit të vendimeve përkatëse në fjalë. Janë marrë edhe ekspertë.

Top Channel