Phil Foden është duke zhvilluar padyshim sezonin më të mirë të karrierës teksa është shndërruar në lojtarin kryesor për Manchester Cityn.
Fantazisti i kombëtares së Anglisë numëron 21 gola në të gjitha kompeticionet si dhe 10 asistë ndërsa ndërsa shtyn skuadrën drejt përsëritjes së një “triplete titujsh” që do të ishte e jashtëzakonshme.
Të gjitha këto arritje janë shenjuar nën fanellën me numër 47, një numër disi i pazakontë për Foden dhe rolin që ai mbulon në fushë. 23-vjeçari së fundmi zbuloi edhe arsyen përse mban këtë numër si dhe refuzimin për të trashëguar 10-tën e Sergio Agueros.
“Mund të merrja fanellën me numër 10 kur Aguero u largua në vitin 2022. Por, unë dua të krijoj historinë time”, u shpreh Foden, që ndër të tjera zbuloi se numri 47 është mosha kur ka ndërruar jetë gjyshi i tij, ndaj për atë ky numër konsiderohet special dhe nuk dëshiron ta ndërrojë./ SuperSport
Top Channel