Çdo pranvere në fermat e Suedisë kur temperatura është ngrohur mjaftueshëm, njerëzit mblidhen për të ndjekur momentin e lëshimit të lopëve në lëndinë pasi kishin qëndruar gjithë dimrin të mbyllura në stalla.
Eventi që mezi pritet dhe nga vetë kafshët kthehet në një festë prej sjellje të gëzueshme të lopëve që lëshojne thundrat e tyre duke vrapuar në barin e gjelber.
Ceremonia është kthyer në një traditë të pranverës, me shfaqjet e gëzimit të kafshëve që fitojnë përsëri lirinë e të dalurit jashtë në natyre, pas dimrit me debore.
Dhjetra prej tyre kërcenin gëzueshëm sot në fermat e periferisë së kryeqytetit Stockholm.
Every spring, people in Sweden gather to watch cows get let out of the barn when it’s warm enough for them to be outside after being indoors all winter.
That’s why they’re so happy! 😊 pic.twitter.com/t1OEgmCI4F— Good News Dog (@goodnewsdog) June 27, 2023
“Unë jetoj në qytet por është shumë bukur këtu në fermat natyrore,” thotë Linda Lundberg, pjesëmarrëse në një prej eventeve me miqtë e saj.
Ceremoni të tilla zhvillohen zakonisht në javën e parë të majit kur temperaturat nisin të ngrohen në gadishullin Skandinav por kete vit moti eshte ngrohur disi me heret .
Top Channel