Shqipëria e vajzave U-19 mbylli sot përgatitjet edhe për ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Skocisë, e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje shumë të mirë dhe të gjitha vajzat janë në dispozicion të trajnerit për sfidën e fundit ndaj Skocisë. E vetmja mungesë e konfirmuar është sulmuesja Klesta Ago, pasi është e pezulluar prej kartonave të verdhë.
Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë në prag të ndeshjes së fundit me Skocinë. Kombëtarja e vajzave U-19 do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv pas fitoreve ndaj Qipros (3-0) dhe Lihtenshtejnit (7-0) për të siguruar ngjitjen në Ligën A.
Sfida, Shqipëri – Skoci do të luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 15:30. Në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër i këtij grupi, Qipro – Lihtenshtejn në “Shtëpinë e Futbollit”.
Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas dy ndeshjeve të para:
Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024
Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024
Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024
Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 06.04.2024
Shqipëri – Skoci 09.04.2024
Qipro – Lihtenshtejn 09.04.2024
Renditja e ekipeve pas dy ndeshjeve të para në grupin B2:
Skoci 6 pikë
Shqipëri 6 pikë
Qipro 0 pikë
Lihtenshejn 0 pikë
Top Channel