Ansu Fati gjithmonë e më larg Barcelona-s, e ardhmja e 21-vjeçarit në aksin “Spanjë-Angli”

08/04/2024 16:27

Pak kohë më parë, Ansu Fati mori të gjithë vëmendjen në Barcelonë, me lojtarin që u konsiderua edhe si pasuesi i Lionel Messi-t.

Por, tani 21-vjeçari po kalon një moment jo të mirë, me Fati që është në formë huazimi te Brighton dhe deri më tani ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka realizuar 4 gola, ndërsa gjatë verës do të rikthehet te Barcelona.

Mediet spanjolle kanë bërë e dije se, pavarësisht se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027, klubi katalanas nuk e sheh si pjesë e të ardhmes, ndaj me shumë mundësi Ansu do të jetë në merkato.

Në Spanjë 21-vjeçari ka admirues, teksa momentalisht Sevilla dhe Valencia janë në gjurmët e tij, por e ardhmja e talentit mund të jetë edhe në Angli, me Wolves që ka nisur edhe kontaktet e para.

Ansu Fati ka një vlerë 30-35 milionë euro, por mbetet për t’u parë edhe kërkesa e drejtuesve të Barcelonës sa I përket shumës finale, por duket se tani, djaloshi që pritej me shumë interes do të mbyllë aventurën e tij te Barcelona, skuadër te cila debutoi në sezonin 2019-2020./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA