Ancelotti: Guardiola di ta organizojë mbrojtjen, këtë vit ne nuk kemi një “Benzema” në sulm!

08/04/2024 18:05

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti deklaron në prag të ndeshjes kundër Manchester City-t, e vlefshme për takimin e parë të çerekfinale të Champions League, se pavarësisht gabimeve në ndeshjet e fundit, Pep Guardiola di ta organizojë mirë mbrojtjen.

“Guardiola di si ta menaxhojë situatën e mbrojtjes së tij. Gabimet e fundit në mbrojtje nuk do të ndikojnë tek ata. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, ne luajmë në shtëpi dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Nuk e kam zbuluar formacionin për lojtarët akoma, kam vetëm një dyshim. Nesër do të njoftoj ekipin… nuk do të them asgjë deri në nesër (qesh)”-tha fillimisht ai.

Më pas kreu i stolit të “Los Blancos” theksoi ndryshimet e skuadrës së tij edicionin e shkuar në Champions dhe këtë sezon dhe u shpreh se vjet sulmi kishte si referencë vetëm një lojtarë, Benzema-në, ndërsa tani ka mundësi alternimi.

“Ne kemi karakteristika të ndryshme në fazën e posedimit, vitin e kaluar luajtëm me një referencë në sulm, siç ishte Benzema, ndërsa këtë vit nuk e kemi më. Tani në sulm kemi disa mundësi alternimi. Jam shumë i nervozuar përpara ndeshjes pasi, fitorja nuk është lumturi, është në fakt një lehtësim sepse vetëm ashtu ditët në vijim janë më të qeta“-deklaroi Ancelotti./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA