Ndërsa po lëngonte prej më se dhjetë vitesh, bujqësia u tkurr gjatë vitit 2023, treguan shifrat e rritjes ekonomike.
Tkurrja me -0.68% në sektorin bujqësor është një alarm kambane për sektorin që punëson 1/3 e vendit dhe jep deri në 27% kontribut në PBB-në e vendit.
Sipas ekspertëve kishte disa faktorë që sollën rënien evidente bujqësisë
“Goditja e parë erdhi për shkak të rritjes së kostos punëtore, aspekti dytë ishte aspekti i rënies së valutës së huaj me monedhën vendase, goditja e tretë ishte për arsyet të mbështetjes së qeverisë, pasi shpërtheu edhe bllokimi i fondeve IPARD, aspekti katërt ishte që një sektor si turizmi pati një rritje shumë të ndjeshme, por ti e shikon që turizmi duket si i zhvilluar me sektorët e tjerë të ekonomisë, në një vend tjetër turizmi, duhet të punonte në sinergji me këtë sektor dhe kontribuonte në zhvillimin e saj.”- shprehet eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
Banka Botërore në raportin e saj të fundit për Ballkanin Perëndimor evidentoi se Shqipëria i subvencionon fermerët më pak se të gjithë vendet e rajonit. Ekspertët ndajnë mendimin se pa mbështetje sektori do prodhojë edhe më shumë emigrim
“Nuk mund të zhvillosh një ekonomi nëse 45% e ekonomisë jeton akoma në fshat dhe nuk e shikojnë me prioritet bujqësinë si sektor i së ardhmes në këtë gjendje që është me kaq copëzim. Po nuk u mbështet dhe po nuk u dhanë subvencione të rëndësishme, nuk do të zhvillohet kurrë.”
Top Channel