Shqiptarët lindin më pak! Kriza demografike, sociologët bëjnë thirrje urgjente për të demotivuar emigrimin

07/04/2024 12:16

Emigrimi i të rinjve vetëm po e thellon plagën e lindjeve.

Në vend po lindin gjithnjë e pak foshnja. Vitin e shkuar erdhën në jetë rreth 22 mijë bebe, ndërsa në 1942, 36 mijë fëmijë. Në Leskovik psh., u regjistruan vitin e shkuar 4 lindje. 3 në emigracion dhe 1 bebe po rritet në Leskovik.

Ne nuk jemi në luftë, as nuk kemi fatkeqësi natyrore, as pandemi shëndetësore, që të kemi rënie të lindjeve në kufijtë e vitit 1934, kur filluan të mbahen për herë të parë statistikat. Deri në nivelin 2.1 fëmijë për grua arrin të mbahet stabiliteti, por ne kemi arritur në 1.2 lindje për grua. Ky është alarm, do të thotë që më shumë njerëz lindin sesa vdesin.

Politika duhet të marrë masa urgjentë për të demotivuar emigracionin. Për të krijuar kushte që të rinjtë të mos ikin nga vendi, pasi ne e shohim që një pjesë e madhe e fëmijëve po lindin jashtë shtetit. Duhet të mbështeten çiftet e reja me kredi, me strehim, duhen  mbështetur gratë duku iu garantuar punën, vetëm për të lindur sa më shumë fëmijë. Kambana e alarmit ka rënë dhe guri demografik ka marrë tatëpjetën, ndaj dhe të tjerët po bëjnë prognoza të frikshme që ne 2060 ne do të jemi 1.5 milionë shqiptarë në vend. Që të mos mbërrijmë në këto katastrofa demografike do ishte mirë të merreshin masa sot, sa nuk është vonë“-shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA