13/10 12:13
Mbrëmja e të shtunës mori sërish vëmendjen e artdashësve Lezhjan, me një koncert recital i pari i këtij lloj që vjen nga pianisti 15-vjecar Erlis Kuçana.
Pranvera në Liss koncerti recital që vjen në përmbyllje të ciklit 9-vjeçar të studimeve.
Pjesët muzikore të luajtura nga pianisti Erlis Kuçana dhe përshëndetja e këtij recitali në flaut nga Ester Shema nxënëse e kësaj shkolle, sollën emocione tek publiku të cilët kishin mbushur sallën e pallatit të kulturës.
“Pranvera në Liss”, zgjati rreth 60 minuta ku u luajtën 8 pjesë të ndryshme muzikore, të emrave të mëdhenj të muzikës botërore, duke i dhënë jete më shumë muzikës klasike dhe talenteve të rinj që Lezha ka.
Top Channel