Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Një 33 vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Durrësit pasi dyshohet se tre ditë më parë vuri lëndë eksplozive (mina artizanale) në ambientet e jashtme të mobilerisë së një 48 vjeçari në fshatin Rrashbull.
I riu, Alban Qira i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve, është autor edhe i dy shpërthimeve të tjera në biznesin në pronësi të 48 vjeçari A.A në datat 18 nëntor 2023 dhe 7 mars 2024.
Policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 2 celularë të 33-vjeçarit, si dhe maska dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë krimeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel