23/11 20:33
Humbja kundër Heidenheim i ka trazuar shumë ujërat te Bayern Munich, me klubin bavarezë që tashmë mund të vendosë ta largojë trajnerin Thomas Tuchel para kohe.
Këtë e kanë pranuar edhe vetë drejtuesit gjermanë pak ditë para ndeshjes së Champions League kundër Arsenal-it.
Drejtori teknik i Bayern-it, Max Eberl u shpreh se ndonjëherë nuk është faji i trajnerit, megjithatë shtoi se Tuchel mund të mos e mbyllë sezonin me ta, duke e vënë trajnerin gjerman nën presion përpara ndeshjes së Champions-it.
“Ndonjëherë nuk është faji i trajnerit, por nuk mund të garantoj se do ta përfundojë sezonin me ne”-deklaroi Eberl./ Supersport
Top Channel