“Kjo është tentativë për vrasje!”/ Balla reagon pasi efektivi i policisë mori flakë nga molotovët: Apo të hënën gjykata do të thotë se nuk ka prova për dhunë?!
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër, pa të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skërnderbeg”, rreth orës 16:00, ndërsa sipas policisë shkak dyshohet një konflikt çasti mes R. M. dhe E. Ç. Ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, dhe më pas është larguar
“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel