Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Politikanët serbë, të udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç së bashku me propagandistë rusë, po i bien kambanave të alarmit duke paralajmëruar për një katastrofë që po i afrohet sipas tyre botës serbe, dhe kjo shkruan European Pravda, nuk ka të bëjë vetëm me pranimin e parashikuar (dhe të pashmangshëm) të Kosovës së në Këshillin e Evropës.

Një tjetër “sulm” ndaj serbëve dhe “Serbisë”, sipas Beogradit, do të fillojë më 27 prill kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të hidhet në votim një rezolutë për ngjarjet në Srebrenicë në vitin 1995. Vuçiçi ka nisur lobimin për ta bllokuar rezolutën që e shpall Serbinë komb gjenocidal. Për këtë arsye, ai e bëri të qartë se ka në plan të diskutojë këto ditë me liderë të disa  vendeve.

Dokumenti, i cili kërkon që 11 korriku të jetë dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë, dënimin e të gjithë atyre që mohojnë gjenocidin dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore, është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda. Për miratimin e tij nevojitet një shumicë e thjeshtë. Edhe pse kreu i shtetit serb e thekson se vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ka detyrime ligjore, “ditën tjetër” sipas tij, ai mund të nxisë iniciativa mbi “subjektet politike që u ngritën në bazë të një genocide që sipas tij nuk mund të ekzistojë.

“Bëhet fjalë për Republikën Srpska,” tha Vuçiç. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç po ashtu shtoi se menjëherë pas një votimi pozitiv në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Marrëveshja e Dejtonit, si dhe “ekzistenca e Republikës Srpska” mund të vihet në pikëpyetje.

Top Channel