‘Nata e fatit’ e muajit të Ramazanit celebrohet në xhaminë Zitouna në Tunizi (fotot)

06/04/2024 19:06

Besimtarë muslimanë ishin mbledhur dje në numra të mëdhenj në xhaminë Zituna në kryeqytetin tunizian për të celebruar Lailat al-Qadr, ose “Natën e fatit,” siç quajnë ata, të premten e fundit të muajit të Ramazanit kur besohet se profetit musliman Muhamed i është dhënë libri i shenjtë Kuranit.

 Lailat Al-Qadr ose Nata e Kadrit, festohet nga muslimanët në të gjithë botën me disa ndryshime në traditat e secilit vend.

E premtja është mes 10 ditëve të fundit të Ramazanit dhe shpeshherë bie në natën e 27-të të muajit të shenjtë.

Shpeshherë në Tunizi ajo festohet me martesa, teksa në këtë natë i fejuari i jep dhuratën të fejuarës së tij dhe çifti del për të blerë zbukurime për dasmën.

Përveç lutjeve familjet gjithashtu përfitojnë nga mundësia për të veshur bukur fëmijët e tyre me kostume tradicionale dhe zakonisht lënë monedha në to në formë dhurate.

Më të gjitha vendet muslimane 10 ditët e fundit të Ramazanit ka më shumë besimtarë në xhami ku atmosfera është më shumë shpirtërore.

Lutjet në këtë natë vazhdojnë më gjatë kur dhe nderohen  studiuesit e Kuranit dhe liderët japin fjalime shpirtërore për masat./AFP/

FOTO GALERI
1/9
Besimtarë muslimanë ishin mbledhur dje në numra të mëdhenj në xhaminë Zituna në kryeqytetin tunizian për të celebruar Lailat al-Qadr

Top Channel