Kim Jong-un lejon vetëm 15 stile flokësh në Korenë e Veriut, ja si do të dukeshin yjet perëndimore në to sipas ‘AI’ (fotot)

06/04/2024 16:00

Stilet e lejuara te flokëve në Korenë e Veriut nga diktatori komunist paranojak, mund të mos jenë të preferuara nga Perëndimi, por mediat i kanë aplikuar prerjet e gadishullit për njerëz të famshëm si Princi Harry, Mia Khalifa e Sydney Sweeney me anë të inteligjencës artificiale (AI).

Njerëz të famshëm si Sydney Sweeney, Princi Harry, Mia Khalifa apo dhe ish-futbollisti David Beckham e aktori Tom Cruise ishin figurat e zgjedhura nga e përditshmja satirike britanike Daily Star, për të parë si mund të përshtaten stilet e flokëve të Koresë së Veriut.

Shërbëtorët e diktatorit Kim Jong Un kanë ndaluar të gjitha stilet e flokëve që sipas tyre promovojnë ‘banalen’ në vend të normales e rregullit, si për shembull ‘piercing’, fundet e shkurtra, sarkazmën apo simbole të tjera të Perëndimit si Krishtlindjet, dyqane McDonalds apo produkte të kompanisë Apple.

Kështu që dhe stilet e flokëve raportohet se kontrollohen imtësisht dhe 15 vetem tipe prerjesh janë aprovuar.

Burrat mund të zgjedhin mes stileve të flokëve të shkurtra poshtë dhe anash, ashtu si dhe gratë që duhet të respektojnë urdhëresat e tyre, kryesisht për veshjen.

Për të parë sesi këto stile përkthehen në Perëndim, Daily Star ia këshilloi udhëzimet inteligjencës artificiale ‘AI’, së bashku me fytyrat e pesë emrave të njohur të ekranit.

Tom Cruise, Sydney Sweeney, Prince Harry, Mia Khalifa, e David Beckham, morën kështu stil koreano-verior flokësh nga AI.

Princi Harry mund të quhet rezultati ‘më dramatik’ i eksperimentit të flokëve

Gazetarët thonë me ironi se më shumë stili korean përshtatej me Tom Cruise dhe tipin e tij të aksionit që është gjithnjë gati të hidhet nga avioni apo automjeti në shpejtësi.

Megjithse Kim Jong Un nuk kërkon një ushtri me aktore seksi në fushat e vendit të tij, stilet e rekomanduara iu përshtaten dhe bukuroshes Sydney Sweeney, që nuk duket se humbet shumë nga hiret me prerjen koreane.

Princi Harry mund të quhet rezultati ‘më dramatik’ i eksperimentit të flokëve, ndoshta prej faktit se inteligjenca artificiale ‘i ka kthyer një pjesë të flokëve që natyra ia ka marrë’, shkruan me humor revista.

Ashtu si Tom në gatishmëri për skenat e aksionit, edhe Princi me flokët e reja duket se është gati të ngjitet në një mal apo të pijë ujë nga dhëmbi i ndonjë elefanti afrikan, siç ka treguar më parë.

Mia ne stil koreano-verior

Daily Star provoi gjithashtu teknikën e pamjes së lejuar koreano-veriore me ish-pornostaren e kthyer në komentarore e modele, libanezo-amerikanen tërheqëse Mia Khalifa.

Inteligjenca artificiale e shfaqi atë me flokët e mbledhur prapa në një bisht kali, me një pjesë të ngritur lart, dhe shikimin si gjithmonë provokues.

David Beckham ishte celebriteti i fundit që mori ‘look-un’ korean, i cili i jepte “një pamje prej spiuni fiktiv James Bond”, që mund të ketë lidhje me objektivat fillestare të vetë Kim Jong Un, sipas DailyStar.

FOTO GALERI
1/8
Sydney Sweeney, që nuk duket se humbet shumë nga hiret me 'prerjen koreane'.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA