Vjedhje si në “Casa de Papel”, hajdutët ‘përlajnë’ 30 milionë USD në SHBA

05/04/2024 21:27

Rreth 30 milionë dollarë u vodhën nga një magazinë parash në një nga grabitjet më të mëdha në historinë e Los Angelesit, një grabitje që i ngjason skenave të serialit të famshëm “Casa de Papel”.

Hajdutët depërtuan në çatinë e ndërtesës përmes së cilës kishin hyrë brenda të dielën ndërsa grabitja u zbulua një ditë më vonë pasi u hap kasaforta, sipas mediave të huaja.

Është ende e paqartë se si hajdutët arritën të fiknin alarmin në objekt, për të cilin shefi i policisë, Elaine Morales tha se strehon para nga bizneset lokale të luginës së San Fernando.

Shumë pak njerëz dinin për sasitë e mëdha të parave të depozituara atje.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) do të marrë pjesë në hetim me policinë dhe supozohet se nata e Pashkëve është zgjedhur për të shmangur vëmendjen nga bizneset përreth.

Ky detaj tërheq paralele me grabitjen famëkeqe të Hatton Garden në Londër, e cila ndodhi gjithashtu gjatë fundjavës së Pashkëve në vitin 2015.

Vjedhja në Los Angelos vjen rreth dy vjet pasi 22 çanta me gurë të çmuar dhe sende të tjera me vlerë deri në 100 milionë dollarë u vodhën nga një kamion rreth 65 kilometra në veri të qytetit.

Hajdutët sulmuan kur njëri nga shoferët e armatosur ishte duke fjetur dhe tjetri po merrte ushqim në një pikë karburanti. Ata nuk u kapën kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA