Tensione para Bashkisë/ Opozita përplaset me policinë, këshilltarët kërkojnë të futen në godinë pas largimit të protestuesve

05/04/2024 11:38

Tensione para Bashkisë së Tiranës, teksa grupi i Rithemelimit ka thirrur protestë.

Dhjetëra qytetarë që i janë bashkuar, së bashku me zyrtarë të opozitës kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.

Ata kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë. Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie.

Gjatë fjalës për gazetarët, kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi u shpreh ndër të tjera se duhet të ketë hetim për çdo bashki.

Ndërkohë që vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, u shfaq në protestë me një foto ku të stampuar kishte foton e të atit, me mesazhin: Lironi liderin e opozitës.

Ndërkohë rreth një orë më pas protestuesit janë larguar, ndërsa këshilltarët e opozitës kanë kërkuar dhe tentuar që të futen në Bashki, por nuk janë lejuar.

 

Top Channel