Në një moment gjatë emisionit të “Top Story-t” Grida Duma i ka bërë një pyetje të sinqertë Flamur Nokës.

Ai u pyet nëse ndonjëherë i është ndaluar në emisionin e saj që të mos përmendë emra politikanësh. Noka e kundërshton, shprehet se Grida nuk ia ka kërkuar kurrë një gjë të tillë dhe se shpreh vlerësimin maksimal për të si nga ana miqësore, ashtu dhe nga ana profesionale.

Grida Duma: Flamur kam një pyetje të fundit për ty. Mundet që unë dhe ti në emision kemi ngritur tonet si dy njerëz që merren me politikë, ka ndodhur.

Flamur Noka: Normal ka ndodhur.

Grida Duma: Ndonjëherë me njerëzit që i njeh më shumë i ngreh tonet edhe më sinqerisht. Por unë kam një pyetje. Ka ndodhur ndonjëherë që kur ke qenë këtu të kam thënë “mos përmend Veliajn, mos përmend Ramën etj?”

Flamur Noka: Jo kurrë. Në emisionin tënd nuk ka ndodhur kurrë. Unë prandaj përpos aspektit miqësor, të vlerësoj në aspektin profesional dhe përsa i përket integritetit, edhe emisioni jot.

Grida Duma: Unë jam në këtë paketë. Ky është primetime i vetëm që ka Top Channel në të cilin Flamuri e qartësoi situatën e vetë.

Top Channel