Momentet kur modelja Vielka Pulido dhe i dashuri qëllohen për vdekje jashtë palestrës, regjistrohen nga kamerat në Meksikë (fotot)

05/04/2024 15:23

Policia beson se objektivi i atentatit ishte i dashuri i saj.

Në pamjet shokuese të publikuara sot shihen momentet kur modelja e njohur e rrjetit Vielka Pulido dhe i dashuri i saj qëllohen për vdekje jashtë një palestre në Meksikë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë sulmuesin që hap zjarr teksa çifti parkon makinën pranë një mjeti BMW të mardhë.

Vrasësi zbraz plumbat pasi del nga një Hyundai – duke lënë të vrarë Vielka dhe partnerin e saj, i identifikuar në vend si Joel Abraham Chavez.

Kalimtarë të tronditur shihen që vrapojnë për të shpëtuar teksa të paktën 26 besohet se janë shtënë në atentatin fatal.

Policia e qytetit meksikan Puebla tha se besojnë se i dashuri i Vielka ishte objektivi atentatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm jashtë palestrës Beats Fitness Centre në zonë e njohur si Santa Cruz Buenavista.

Vielka, e cila njihet në rrjetet sociale si La Bendi poston shpesh foto provokuese dhe reklamon produkte e trajtime bukurie për femrat në dyqanin e saj online.

Ajo u gjet e vdekur brenda makinës së çiftit kur erdhi policia, e cila e quante gruan “viktimë kolaterale”.

Një zëdhënës i policisë tha për incidentin e rëndë: “Ne po hetojmë incidentin por hetimet paraprake tregojnë se krimi drejtohej kundër viktimës mashkull”.

Vielka kishte mijëra ndjekës në llogarinë e saj në TikTok, dhe u bë e famshme prej vitit 2018 me video të dhunshme që postonte në rrjet, teksa ndjekësit e saj shpreheshin të habitur me ngjarjen.

Një prej tyre shkruante me trishtim: “Unë sapo të zbulova këtu në rrjet ndërsa ti nuk je më.” /TheSun/

FOTO GALERI
1/5
Vielka, e cila njihet në rrjetet sociale si La Bendi poston shpesh foto provokuese dhe reklamon produkte e trajtime bukurie për femrat

Top Channel