Kërkoi rishqyrtim të masës së sigurisë, GJKKO vendos për ish-shefin e “Operacionales”, Oltion Bistrin

05/04/2024 11:30

GJKKO ka lënë fuqi vendimin për për ish-shefin e “Operacionales”, Oltion Bitrin, duke rrëzuar ankimimin e tij për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’.

“Vendosi miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përkundrejt të hetuarit ankues Oltion Bistri”, njofton Gjykata e Posaçme.

Kujtojmë se ish drejtori i Forcave Operacionale, është arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Si një ish zyrtar policie që ka mbajtur detyra të rëndësishme nga drejtor qarku deri tek njësia që arreston të kërkuarit, Bistri doli në skenë mbas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin SKY, ku u shfaqën së bashku grupe kriminale, prokurorë e policë.

Në fashikullin e Metamorfozës, Oltion Bistri në një rast informon Pëllumb Gjokën, edhe ai i arrestuar, për një aksion kundër lojërave të fatit që pritej të niste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA