I vodhën një shumë parash dhe celularin një qytetari në 2022, në pranga dy vëllezër nga Malësia e Madhe
05/04/2024 12:05
Dy vëllezër nga Malësia e Madhe janë vënë në pranga pasi i kanë vjedhur me dhunë një qytetari një sasi parash dhe celularin.
Ngjarja ka ndodhur në 29 shtator të vitit 2022, ku dy vëllezërit Ç.S 25 dhe Gj.S 34 vjeç dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel