“Dhuna është evidente vetëm në ato raste kur…”, raporti i SPAK për 2023: Grupet kriminale shqiptare bashkëpunim me oficerë të policisë dhe zyrtarë të drejtësisë

05/04/2024 17:30

Në raportin vjetor të publikuar nga SPAK, prokurorët deklarojnë se ajo që vërehet ndër të tjera, është një bashkëpunim i grupeve kriminale edhe me oficerët e policisë së shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar.

Në këtë raport shtohet se bashkëpunimi është po ashtu edhe me funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtar të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm, dhe aktivitetet të tjera në pengimin e drejtësisë.

Më tej në raport theksohet se veçoritë më specifike të grupeve kriminale shqiptare janë anëtarësia mesatare e pjesëtareve të grupit prej 15-25 personash.

Grupet kriminale shqiptare janë kryesisht poli-kriminale, ku përfshihen kryesisht trafiku i narkotikeve, vrasjet, rrëmbimet, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit etj..

Dhuna, e cila thotë SPAK është një veçori në zbehje, mbetet një karakteristikë tjetër e grupeve kriminale shqiptare.

Kryesisht dhuna përdoret nga grupe me strukture hierarkike, te cilat bazohen ne lidhje gjaku dhe familjare, dhe të cilat janë në konflikt për kontroll territori ose konkurrence për tregje kriminale.

Grupet shqiptare të cilat e kanë këtë veçori, janë kryesisht grupe, të cilët kanë aktivitet të konsoliduar në një territor të caktuar, por të cilat kanë gjithashtu shtrirje dhe aktivitet kriminal edhe në tregjet kriminale ndërkombëtare.

Në rastet e kryerjes së veprimtarisë në tregjet ndërkombëtare kriminale, grupet shqiptare bashkëpunojnë edhe me grupe të tjera për shërbime

të cilat nuk mund të mbulohen prej tyre. SPAK thotë në një karakteristikë shqetësuese është dhe përfshirja e personave ky në jetën komunitare, siç janë edhe Kryetarët e Fshatrave (kryepleqtë), të cilat janë përfshirë qoftë drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale ose në mënyrë indirekte duke shpërdoruar detyrën ose duke mos kallëzuar krimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA