“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt 03/05 22:56
Demokratët të cilët kanë në dorë vulën e Partisë Demokratike ironizuan protestën e Rithemelimit para dyerve të Bashkisë së Tiranës. Enkelejd Alibeaj akuzoi koleëet e tij demokrat për mungesë sinqeriteti ndaj protestuesve, të cilët i thërret sa herë që kanë nevojë.
“U thanë të pavërteta mbi atë që protestuesit përfitojnë.Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit”, tha Alibeaj.
PD zyrtare këmbëngul se një kategori protestuesish të dënuar ndër vite janë përjashtuar nga amnistia penale ndërsa ripërsëriti akuzat për pazar mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste.
Top Channel