Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier – Seman.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Urës së Bacinozit”, rreth orës 10:30. Një automjet “BMW X5”, me drejtues 21-vjeçarin K. Ç., ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel