Replikat në Kuvend, Gogu i kujton Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK

04/04/2024 16:36

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, i ka kujtuar Flamur Nokës akuzat e Gazmend Bardhit për fshehjen e vilës mbi 700 mijë euro.

Replikat u bënë në Kuvend gjatë debatit për ligjin për koncesionet.

“Kjo sallë nuk është vendi ku bëhen provat për mintingun e nesërm, për mitingjet e rrugicave të pashpresës e të dëshpërimit.

Të mos dallosh rëndësinë e instrumenteve financiarë dhe t’i anatemosh ato, përmes së cilave janë ndërtuat vepra madhore europiane është njësoj si të mos i japësh llogari shqiptarëve për akuzën që të ka bërë kreu i grupit tënd parlamentar për vilën 786 milionë euro.

Hajde jep njëherë llogari për këtë, pastaj merru me ata persona që janë duke dhënë llogari përpara SPAK-ut që ti anatemon”, deklaroi Gogu.

Top Channel