Pas pesë orësh në shesh, protestuesit bllokojnë autostradën Tiranë- Durrës. Paralizohet qarkullimi Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën gjatë seancës plenare për akuzat e shprehura publikisht për vëllanë e kryeministrit Edi Rama se është i përfshirë në trafik droge.
“Çorba që u gatua nga Berisha, pastaj u soll e ngrohur nga Basha në mexhlisin politik dhe tani e sillni akull fare për ta konsumuar, për të goditur kryeministrin duke u marrë me familjarët e tij. Kjo është shumë e vjetër. Ka hyrë sot në laboratorin e SPAK-ut ku do t’i bëhen analizat si nga këndvështrimi juaj ashtu edhe nga këndvështrimi i viktimës
Ju do të keni mundësinë që të merrni përgjigje nëse jeni kallëzues i vërtetë apo i rremë siç keni dalë si familje politike. Janë 11 gjyqe i ka fituar me ju kryeministri përfshirë edhe Bashën që e ka bërë këtë akuzë kur ishte zgjuar. Çorba juaj nuk ka asnjë lidhje me seancën plenare sepse ju nuk jeni prokurorë dhe lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Këto janë akuza të rënda penale. O të shkojë në burg ai si trafikant ose të përgjigjeni ju para drejtësisë si kallëzues i rremë”, theksoi Spiropali.
Top Channel