Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu në Gjermani, si arriti 19-vjeçari t’u shpëtojë nga “sytë dhe duart” policëve
04/04/2024 17:50
Një shqiptar i arrestuar në Gjermani ka arritur të arratiset nga një stacion policie, në Arnstadt.
Sipas mediave gjermane, 19 vjeçari shqiptar u dërgua në paraburgim për të zbatuar masën për dëbimin e tij. Por në një moment të paqartë, i riu ka arritur të arratiset nga ndërtesa.
Sipas policisë, shqiptari kishte qenë bashkëpunues gjatë ndalimit nga autoritetet. Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë i mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i tij sërish.
Sipas zëdhënësit, paraburgimi parandalues për migrantët e planifikuar për deportim mund të urdhërohet nga gjykatat.
Top Channel