Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur te Kodra e Rrashbullit në Durrës.

Shpërthimi ka ndodhur tek një mobileri në pronësi të një 36 vjeçari. Nuk ka dëme në njerëz, por janë shoqëruar 3 persona nga policia.

Konflikti për pronësinë dyshohet të jetë motiv i vendosjes së eksplozivit mëngjesin e sotëm në mobilerinë që ndodhet buzë rrugës. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, ndërsa biznesi ka edhe kamera sigurie, nga të cilat mund të përdoren si provë dhe zbardhen e ngjarjes.

Paraprakisht deklarohet se konflikti është për një copë toke, për të cilin dyshohet se iu hodh nga rruga një sasi lënde plasëse me fitil zjarrpërcjellës.

Ndryshe nga policia, pronari i biznesit Artan Alla deklaron se nuk ka konflikte me askënd dhe kjo është hera e tretë që i sulmohet biznesi, ku në asnjë rast nuk është zbardhur.

“Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA