Një tërmet i ri prej 4.7 shkallësh të Rihterit goditi sot Malin e Zi.

Epiqendra ishte pranë Nikshicit, sic njoftoi Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC),  në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Lëkundjet e tokës u regjistruan në orën 10:40. Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier luhatjet e tokës deri në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Zona përreth komunës së Nikshicit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të shtetit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet i magnitudës 4.3.

Mali i Zi ishte po ashtu epiqendra e një tërmeti më të fortë 5.4 që tronditi disa vende të Ballkanit Perëndimor në mesin e muajit mars. Ato lëkundje u ndjenë deri në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA