Nën masa të rrepta sigurie, Kurti vizitë në komunat me shumicë serbe, përuron pllakën përkujtimore të policit të vrarë Enver Zymberi

03/04/2024 13:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka vizituar komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.

Ai, në pamjet e publikuara nga mediat serbe, shihet i shoqëruar nga ministri i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi. Në Leposaviq ka takuar kryetarin e kësaj komune Lulzim Hetemin. Kurti është i shoqëruar me forca të shtuara të policisë së Kosovës.

Kryeministri ka shkuar edhe në Zubin Potok, në rrugën ku është vrarë polici Enver Zymberi, për të përuruar pllakën përkujtimore në nderim të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA