Inside Story/ Prej 14 vitesh në likuidim, por çuditërisht disa persona marrin pagë shtetërore nga ish-Superfosfati

03/04/2024 22:16

Ish superfosfati në Laç është shpallur në likuidim që nga viti 2010, por në listën e pagave të vitit 2021 figurojnë 6 persona të punësuar. Katër prej tyre janë roje, por është e paqartë se çfarë do të ruajnë.

Anton Prodani, likuidatori i kësaj kompanie thotë se zyrat që ndodheshin në brendësi të këtyre godinave janë shembur gjatë tërmetit të nëntorit 2019. Ai sqaron se një vit më parë i kanë dërguar një shkresë ministrisë së Ekonomisë për ta mbyllur përfundimisht këtë subjekt ndaj është në pritje të një vendimi. Vonesa në përgjigje lidhet me faktin se kujt do ti kalojë për administrim kjo pronë.

Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë, e konsideron të pajuftifikueshëm faktin që këto kompani janë ende gjallë dhe i kushtojnë para buxhetit të shtetit.

‘Ligji është i qartë, një kompani që ka 3 vite me humbje dhe dy vite pa aktivitet duhet mbyllur’ u shpreh Zana Guxholli, eksperte ekonomie
Të lënë në harresë, por me kosto të lartë, ekspertët sugjerojë se kompanitë shtetërore përdoren si skemë për të orientuar fonde publike, gjeneruar vende pune dhe nëpërmjet tyre edhe vota.

‘Fakti që në vendin tonë mbahen me dekada ndërmarrje në likujdim, duhet parë lidhur ngushtë me interesa politike dhe interesa të punësimit të militantëve. Janë vende pune, në kushtet kur sektori publik është tkurrur bëhet i çmueshëm çdo vend pune’ u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie

‘Lidhet edhe me përdorimin e aseteve. Këto ndërmarrje kanë dhënë me qira sipërfaqe të rëndësishme, vjelin detyrime me të tretët dhe nuk kryhen përmes bankës’ u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

‘Janë edhe kompanitë pastaj që janë në likujdim e sipër, o për harresa ose punësojnë vende pune. Nuk është sekret që në Shqipëri administrate ka jë tendencë rritjeje, administrate publike përdoret qoftë për të kënaqur elektoratin qoftë për ti transfromuar këta të punësuar në vota në të ardhmen’ u shpreh Klodian Muço, ekspert ekonomie.

Top Channel