Një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës, mëngjesin e 3 prillit, i është djegur makina në Mitrovicë të Veriut.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin Veri, Veton Elshani.

“Të mërkurën në orën 05:30 është djegur një veturë para një ndërtese. Nuk ka të dyshuar. Hetimi në vendngjarje ka përfunduar dhe hetimet janë duke vazhduar”, tha Elshani.

Vetira e djegur mëngjesin e së mërkurës në Mitrovicë të Veriut.

Vetira e djegur mëngjesin e së mërkurës në Mitrovicë të Veriut.

REL mëson se bëhet fjalë për një polic të nacionalitetit serb, i cili nuk ishte larguar nga puna në nëntor të vitit 2022, kur serbët në mënyrë masive u larguan nga institucionet e Kosovës.

Largimet e serbëve nga institucionet u nxitën nga mospajtimet që ata kishin lidhur me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me konvertimin e targave të makinave, nga ato të lëshuara nga Serbia në targa RKS – Republika e Kosovës.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.

Muajin e kaluar u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënshkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.

Më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Radosavleviq i tha REL se beson që zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe se motivi ishte politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA