Zjarr gjigant në Bulqizë, rrezikojnë banesat e fshatit Mazhice! Terreni i vështirë bën të pamundur shuarjen e flakëve

02/04/2024 12:18

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë me dhjetëra hektar pyje me shkurre dhe dushk në njësinë administrative Shupenze.

Edhe pse në temperatura jo të larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, e ndihmuar edhe nga era. Zjarri i është afruar fshatit Mazhice ku mund të rrezikojë edhe banesat.

Për shuarjen e zjarrit ka shkuar edhe zjarrfikësja, por e ka patur të pa mundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë policia lokale e Bulqizës ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit!

Top Channel