Tragjedia në Këlcyrë me 7 emigrantë nga vendet e treta të vdekur dhe shoferin shqiptar, zbulohen detaje të reja, makina u mor me qira nga…

02/04/2024 10:25

Të tjera detaje mësohen lidhur me tragjedinë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 7 emigrantë të vendeve të treta dhe shoferi shqiptar.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se makina ishte marrë me qira nga një person, i identifikuar tashmë nga policia, dhe më pas i është dhënë shoferit që dyshohet se ishte nga Shkodra.

Policia ka shoqëruar në komisariat personin që ka marrë mjetin me qira, dhe po e merr në pyetje, ndërsa ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimave.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën shoferi shqiptar po udhëtonte, pasi kishte pikasur policinë dhe po tentonte që t’i shpëtonte.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA