Një sulm në një shkollë fillore tronditi mëngjesin e sotëm qetësinë e Finlandës.
Tre të mitur mbetën të plagosur nga të shtënat në Vantaa, një qytet, vetëm pak kilometra të veri të Helsinki. Ata kanë të njëjtën moshë me autorin 12-vjeçar të ngjarjes, i cili është ndaluar tashmë nga policia.
Nuk e di ende sesi ka arritur ai ta sigurojë armën e përdorur për sulmin ndaj shkollës që numëron 800 nxënës nga klasa e parë deri tek e nënta dhe 90 pjesëtarë stafi. Fëmijët sapo kishin rinisur mësimin pas fundjavës së Pashkëve katolike. Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters. “Rreziku kaloi, nuk ka më urjgnecë tjetër “, pohoi drejtori i shkollës “Viertola”, Sari Laasila duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit.
Nxënësit në këtë shkollë janë të moshave nga 7 deri në 15 vjeç. Finlanda pati dy episode të rënda të shtrnash masive në shkolla brenda pak muajsh në 2007 dhe 2008, cka nxiti asokohe ashpërsimin e ligjeve për armët.
Megjithatë, ajo njihet gjerësisht si vend gjuetarësh e të apasionuarish pas armëve dhe ka 430,000 pronarë të licencuar armësh në një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, sipas statistikave të qeverisë.
Top Channel