Siri, rrafshohet me raketa konsullata iraniane: E bëri Izraeli

02/04/2024 11:53

7 oficerë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë mbetur të vrarë nga sulmi ajror që i shkaktoi dëme të mëdha konsullatës iraniane në kryeqytetin e Sirisë, Damask, për të cilin po fajësohet Izraeli.

Sulmi praktikisht e shkatërroi ndërtesën ngjitur me ambasadën e republikës Islamike, duke ngjallur zemërimin e Teheranit që kërcënon me hakmarrje. Qeveria siriane reagoi po ashtu ashpër, ndërsa ushtria izraelite nuk ka reaguar deri më tani. “Gjenerali Mohammad Reza Zahedi, komandant i lartë i trupave të IRGC-së, ra martir nga një sulm i luftëtarëve të regjimit sionist ndaj konsullatës së Iranit në Damask”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Një burim ushtarak u tha agjencisë zyrtare të lajmeve në Siri se raketat izraelite u lëshuan nga Lartësitë e pushtuara Golan. Sistesmi siriane i mbrojtes raketore ka interceptuar disa prej tyre, por jo të gjitha, e kjo ka bërë që një pjesë e raketave të godisnin atë që duket ishte shënjestra e tyre, duke e “shkatërruar plotësisht ndërtesën” dhe duke i vrarë dhe plagosur “të gjithë që ishin brenda”.

Irani ndërkohë pretendon se  konsullata u godit nga gjashtë raketa të lëshuara nga avionë luftarakë F35. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, reagoi duke thënë se Uashingtoni “është i shqetësuar nga cdo përshkallëzim i mundshëm i situatës apo episode që shkakton rritje të konfliktit në rajon”.

Teherani ka një prani të madhe ushtarake në Siri. Izraeli ka kryer herë pas herë sulme kundër objekteve të lidhura me Iranin në këtë vend, shpesh duke i vënë në shënjestër krerët e IRGC-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA