Shtyhet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Berisha, ku do kërkonte revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca që duhet të niste këtë mëngjes nuk u zhvillua në mungesë të prokurorëve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, të cilët njoftuan gjykatën 15 minuta para nisjes së seancës se do të mungonin për arsye objektive.  Kjo shtyrje u pa nga mbrojtja si shkelje ligji dhe etike.

“Ne jemi koshientë që kjo është pjesë e skenarit të GJKKO-së për shtyrjen e seancës, djegien e mandatit të zotit Berisha. Është lënë në datën 8 ora 13:00, në datën 9 në Gjykatë të Lartë. Të jeni të sigurt që as të Hënën kjo seancë nuk do të zhvillohet pa mbaruar seanca në Gjykatën e Lartë. Këtu besoj e shikoni që ka një strukturë, një plan të strukturuar“, tha avokati Genc Gjokutaj.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të shkuar, pasi theu disa herë me radhë masën e detyrimit të paraqitjes. Ai, së bashku me dhëndrin Jamarbër Malltezi, janë të dyshuar për korrupsion sa i takon aferës së privatizimit të ish-klubit “Partizani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA