Sherr për pronën, 65-vjeçari godet me sende të forta bashkëfshatarin në Pogradec

02/04/2024 14:08

Një konflikt pronësie ka degraduar në dhunë këtë të martë në Pogradec.

Gjatë sherrit për motive pronësie, dyshohet se 65-vjeçari me iniciale J.L. ka goditur me send të fortë në trup shtetasin me iniciale N. S., dhe ka zaptuar një sipërfaqe toke për të cilën është në proces gjyqësor, me këtë të fundit.

Për pasojë, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA